Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitivisht për COVID-19.
Klubi lëshoi një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19 pas një testi privat, të marrë nga disa anëtarë të njësisë së familjes së tij, përcjell GazetaBlic.
Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, atëherë konfirmoi përmes Instagram se e gjithë njësia e saj e familjes ishte pozitive për Coronavirus.
“Përshëndetje për të gjithë”, shkroi ajo.
“Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për Coronavirus pas një shtupë të marrë në shtëpi!
“Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit! Përqafime! ”.
/GazetaBlic/


