Maroku ka bërë befasinë e jashtëzakonshme në çerekfinale të Kupës së Botës.
Kombëtarja afrikane ka kaluar në gjysmëfinale duke triumfuar me rezultat 1 me 0 ndaj Portugalisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i realizuar nga El Nesyri që i dha fitoren historike kombëtares së tij, duke kaluar për herë të parë në këtë fazë të Kupës së Botës.
Trajneri i kësaj kombëtarje, Walid Regragui ishte shumë i emocionuar pas ndeshjes dhe foli shkurt në prononcimin e tij.
“U thashë para ndeshjes, ne do të shkruajmë historinë për AFRIKËN. E merituam kalimin tutje”, tha ai.
Në gjysmëfinale, Maroku do të përballet me fituesin nga ndeshja mes Francës dhe Anglisë.
/GazetaBlic Sport/