Kupa e Botës 2022

Trajneri i Marokut: Largohemi me kokën lart, kemi dhënë maksimumin

12/14/2022 23:07
nga:Mergim Rreci

Rrugëtimi i Marokut në Katar 2022 u mbyll mbrëmjen e sotme në fazën gjysmëfinale, pas humbjes 2-0 ndaj Francës kampione në fuqi e botës.

Megjithatë marokenët mund të kthehen me kokën lart në shtëpi, pasi dhanë maksimumin dhe shkruan historinë, teksa këtë e thekson edhe trajneri Regragui.

“Kemi dhënë maksimumin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kishim disa dëmtime, humbëm Aguerd gjatë nxemjes, pastaj Sais dhe Mazraui, por unë nuk kam asgjë për të thënë, pasi gabimi më vogël këtu paguhet kesh”, tha trajneri i Marokut.