Sporti

Trajneri i Marokut: Imazhi që kemi krijuar për Afrikën është i turpshëm

01/19/2026 17:20
nga:Lorik J

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, tha se imazhi i Afrikës ishte “i turpshëm” pasi lojtarët e Senegalit dolën nga fusha gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës.

Gjyqtari Jean-Jacques Ndala u dha Marokut një penallti në fund të kohës shtesë, duke bërë që trajneri senegalez Pape Thiaw t’i dërgonte lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes.

“Imazhi që kemi krijuar për Afrikën është i turpshëm. Një trajner që u kërkon lojtarëve të tij të largohen nga fusha… ajo që bëri Pape nuk është në nder të Afrikës”, tha Walid Regragui.

“Thiaw nuk u afrua me klas. Por ai është kampion, kështu që mund të thotë çfarë të dojë. E ndalëm ndeshjen para të gjithë botës për 10 minuta”, shtoi trajneri i Marokut.

/GazetaBlic Sport