Trajneri i Marokut, Walid Regragui, një njohës i vjetër i futbollit spanjoll, siguron se skuadra marokene është e përgatitur për të përballur Spanjën, megjithëse pranon se do të ishte një surprizë eliminimi i skuadrës së Luis Enrique.
“Do të jetë një lojë shumë e vështirë, ne do të përballemi me një nga ekipet më të mira në botë, një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Nëse eliminojmë Spanjën është një surprizë për ne dhe për të gjithë vendin”, tha fillimisht trajneri i Marokut në konferencë.
“Kemi shumë paqartësi dhe si gjithmonë vendosim ditën e ndeshjes. Nuk ka rëndësi kush luan, ne do të vendosim lojtarë që janë qind për qind”.
“Çdo ndeshje është e ndryshme dhe ajo në Kanada tashmë ka kaluar. Qëllimi ynë ishte të kualifikoheshim si të parët. Tani po vjen një tjetër ndeshje e nivelit të lartë dhe ne po shkojmë për të. Kemi 90 minuta përpara nesh në të cilat duhet të jemi 100 për qind gati”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport