Italia dhe Maqedonia e Veriut do të pëballen me njëra tjetrën në play-offin kualifikues për Kampionatin Botëror.
Trajneri Blagoja Milevski pranon se do të luajnë të gjitha shanset në këtë takim dhe se do të tentojnë të suprizojnë Italinë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Italia është favorite në letër, por ne ëndërrojmë dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë. Verdiktin do ta japë fusha dhe jemi gati të provojmë ato pak shanse që kemi, për të surprizuar”, deklaroi Milevski.



