Erik ten Hag shpreson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United.
Sulmuesi portugez është lidhur me një largim në një klub të Ligës së Kampionëve përpara mbylljes së afatit të transferimit dhe u la përsëri jashtë formacionit fillestar të Ten Hag në fitoren 1-0 të së shtunës ndaj Southampton, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai luajti. Pra, ne duam që ai të qëndrojë. Kjo është ajo që ne duam. Shpresoj”, tha Ten Hag për mediat angleze.
Ten Hag përsëriti qëndrimin e tij kur u pyet nëse ai do të ishte i kënaqur nëse United nuk transferon ndonjë sulmues, duke shtuar: “Ne kemi Cristiano Ronaldon, kemi Anthony Martial, kemi Marcus Rashford, kështu që jemi mirë”.
/GazetaBlic Sport


