Vedat Muriqi është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Sulmuesi kosovar gjen golin pas disa ndeshjeve pa shënuar, duke i tundur rrjetën Realit të Madridit. Trajneri i Mallorcas nuk i ka kursyer batutat në deklaratën për mediat pas përfundimit të ndeshjes.
Aguirre ka treguar arsyen e mungesës së golave nga ana e Muriqit, e cila ka të bëjë me shtimin e kilogramëve gjatë pushimit për shkak të Kupës së Botës.
“Sot ka qenë mirë. Ka kohë që nuk ka qenë, pas Botërorit nuk ka ardhur mirë. Madje mendoj se e kam parë më pak në formë, diçka i ka dalë në bark dhe i ngjante si (barku) i imi. Më duhej t’i tërhiqja veshin”, ka deklaruar Javier Aguirre.


