Trajneri i skuadrës së Mallorcas, Luis García ka dalë në një konferencë për shtyp për të analizuar ndeshjen ndaj Cádiz-it.
Ndër të tjera, Garcia ka folur edhe për mundësinë e debutimit të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha se Muriqi është i gatshëm të luajë dhe se skuadra duhet ta shfrytëzojë lojën e tij të mirë ajrore.
“Ai është i gatshëm të luajë. Loja e tij ajrore duhet të jetë një burim më shumë për ne dhe ne duhet ta shfrytëzojmë atë”, deklaroi Garcia.

/GazetaBlic Sport/


