Skuadra e Lyonit ka fituar ndaj Troyesit me rezultatin 3:1.
Në këtë ndeshje u paraqit edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e barazimit, përcjell GazetaBlic Sport.
Xherdan Shaqiri u vlerësua me notën 7.9 për paraqitjen e tij në takimin e mbrëmshëm.
Ai luajti për 89 minuta ndaj Troyesit dhe kontriboi me golin e barazimit, i cili ishte i pari për të me fanellën e Lyonit.
Trajneri i Lyon, Peter Bosz kishte fjalë të mrekullueshme për Xherdan Shaqirin.
“Shaqiri ka cilësi të jashtëzakonshme në veçanti me këmbën e tij të majtë. Ai e dëshmoi këtë, jo vetëm për golin që shënoi, por edhe për mënyrën se si pasonte topin tek bashkëlojtarët. Ai është vërtetë një lojtar shumë i mirë”, tha Bosz pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


