Sporti

Trajneri i Ludogorets, Petev: Ne kemi eksperiencë dhe mund ta përmbysim rezultatin ndaj Ballkanit

07/19/2023 12:22
nga:L J

Kryetrajneri i Ludogorets, Ivaylo Petev, ka folur në konferencën zyrtare për shtyp dje para ndeshjes së kthimit me Ballkanin.

“Sigurisht që ne besojmë në vete. Duhet të bëjmë shumë përpjekje që Ballkani të eliminohet. Po, kemi luajtur një lojë mediokre, kemi pranuar gola bazik atje. Nuk kemi mundur të shënojmë gol. Që në fillim duhet të kërkojmë fitore. Kemi dy gola për t’i shënuar. Duhet të jemi të zgjuar, të mos veprojmë në mënyrë kaotike. Besoj në të gjithë lojtarët dhe besoj se do të vazhdojmë tutje”, tha Petev.

Ai shtoi se përvoja e Ludogorets do të jetë e rëndësishme në ndeshje. “Më e rëndësishme është puna e secilit dhe dëshira për t’ia dalë mbanë. Në funksion të rezultatit është logjike që kundërshtari të jetë më i rezervuar. Natyrisht pres një reagim. Ne duhet të luftojmë presionin që është mbi ne. Ky nuk do të jetë një justifikim,” shtoi Petev.

“Duhet të luajmë si ekip. Në këtë mënyrë, ne dolëm nga kriza në mars. Nga ne varet gjithçka është në planet tona për ndeshjen”, përfundoi Ivaylo Petev.

Ludogorets pret sonte Ballkanin nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport