Skuadra e Ballkanit do të ballafaqohet nesër me Ludogoretsin në fazën kualifikuese të Champions League. Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri i Ludogorets ka lavdëruar futbollin kosovar, duke thënë se ka shënuar ngritje të madhe vitet e fundit.
“Do ta përsëris atë që thashë disa javë më parë. Futbolli i Kosovës ka shënuar një ngritje të madhe. Si kombëtarja ashtu edheklubet, Ballkani në këtë rast. Ne i afrohemi kundërshtarit me shumë respekt. Jo rastësisht vitin e kaluar ishin kualifikuar në Ligën e Konferencës dhe fituan 4 pikët. Dy lojtarë të tyre nuk janë më, por skuadra është e njëjtë”, tha Ivaylo Petev.


