Në shkurt, Jesse Lingard nënshkroi një kontratë dyvjeçare me FC Seul. Megjithatë, qëndrimi i anësorit anglez në Korenë e Jugut nuk ka shkuar sipas planit, ku ai ka kaluar 3 ndeshje dhe gjithsej 105 minuta në ligë pa shënuar asnjë gol.
Kryetrajneri i skuadrës së tij, Kim Ki-Dong, nuk është i kënaqur me paraqitjen e Lingard dhe veçanërisht me angazhimin e tij.
“Unë mendoj shumë për largimin e Jesse Lingard. Nuk mendoj se një lojtar që nuk vrapon për disa minuta është futbollist”, tha Kim Ki-Dong.
“Nëse do të luash futboll shkaku i emrit, a nuk duhet të marrësh vetëm lojtarët e pensionuar?”
/GazetaBlic Sport