Jesse Marsch po përgatitet të përballet me Paris Saint-Germainin nesër në Francë.
Trajneri i Leipzig, në një konferencë për shtyp vlerësoi lartë PSG, por tha se ekipi i tij duhet të marrë pikë, pasi i duhen, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne kemi nevojë për pikë, natyrisht. Ne do të duhet të mbrohemi mirë kundër lojtarëve të atij kalibri dhe gjithashtu do të kemi nevojë për një Gulacsi në një mbrëmje të madhe. Nuk është e lehtë të përballosh një ndeshje si kjo, por është misioni ynë. Ndoshta do të mbrohemi me 7 lojtarë”, tha fillimisht ai.
“Ne kemi luajtur tashmë kundër tyre dy herë, do të jemi gati për nesër. Ne do të luajmë një ndeshje të madhe, në një stadium të madh dhe me një audiencë të madhe. Të luash Ligën e Kampionëve është një kënaqësi.”
“Messi? Ai është ende një nga më të mirët në botë. Më vjen keq që u largua nga Barcelona. PSG taktikisht është ende duke u përpunuar, por ato kanë cilësi të jashtëzakonshme”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport.


