Sporti

Trajneri i Lecce: Do ta surprizojmë nesër Milanin!

11/10/2023 23:29
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit e zhvillon nesër ndeshjen e radhës në Serie A.

‘Rossonerët’ do të përballen me Leccen e Ylber Ramadanit, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Roberto D’Aversa deklaroi se skuadra është e nervozuar për atë që ndodhi në “Olimpico” dhe është gati të kthejë faqe të shtunën përballë Milanit në “Via Dell Mare”.

“Përballemi me një kundërshtar shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i zoti, pro duam të zbresim në fushë me nervozizmin që pësuam pas asaj humbjeje në ‘Olimpico’. E kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe jam i bindur që nëse zbresim në fushë me grintën e duhur, do të mund të surprizojmë kuqezinjtë”, deklaroi D’Aversa.

/GazetaBlic Sport/