Trajneri i Kroacisë, Zlakto Dalic ishte shumë i emocionuar pas kalimit tutje në Kupën e Botës.
“Kjo është një fitore për popullin kroat. Urime djemve. Ne eliminuam favoritin më të madh. Kjo është Kroacia”, tha fillimisht ai, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mos na nënvlerësoni kurrë, e thashë. Ky nuk është fundi ynë, le të vazhdojmë. Kjo është një fitore për Kroacinë. Të gjithë dhanë maksimumin”.
“Dua të përshëndes të gjithë miqtë e mi që shkruajnë për Kroacinë. Kënaquni, ju që e mbroni Kroacinë, kjo ishte për ju. Këta lojtarët e mi nuk janë normalë”, ka thënë Zlatko Daliq pas ndeshjes për HRT.