Sporti

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Nuk ka vend në kombëtare për dikë që bën zhurmë në gazeta e portale!

11/22/2023 23:10
nga:L J

Kombëtarja e Kroacisë u kualifikua në Kampionatin Evropian duke fituar ndaj Armenisë. Për trajnerin Zlatko Dalic, ky tashmë është kompeticioni i katërt i madh në të cilin do të drejtojë Kroacinë.

Trajneri ka thënë se nuk e di nëse do ta drejtojë Kroacinë pas Kampionatit Evropian, e po ashtu ka thënë se nuk ndjek rrjetet sociale apo portalet.

“Kush bën zhurmë në gazeta, ai nuk është më në kombëtare dhe nuk do të jetë më. Ata e dinë shumë mirë. Vetëm gjëra pozitive. Unë nuk i kam përjetuar dhe nuk i kam ndjerë kritikat sepse nuk ndjek rrjetet sociale apo portalet kur dikush bën zhurmë.

“Nuk kam pasur kurrë më shumë motivim se tani, nuk kam qenë kurrë më i fortë se tani”, tha Dalić në një intervistë për RTL.

/GazetaBlic Sport