Sporti

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha flet para dy ndeshjeve, tregon se çfarë duhet të ndryshojë tek Kosova

11/09/2021 17:40
nga:Mergim Rreci

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencë për shtyp para gazetarëve.

Ai tha se e njeh mirë mentalitetin e kombëtares tonë dhe se duhet të ndryshojë forma se si skuadra i qaset kundërshtarit, transmeton GazetaBlic Sport.

“E njoh mirë mentalitetin e kombëtares së Kosovës edhe për faktin se e kam kryer këtu shërbimin ushtarak. Gjithashtu, ka edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Slloveni. Ajo që duhet të ndryshojë tek kombëtarja është forma e resptektit të madh që ka ndaj kundërshtarit. Për mua nuk ka ndeshje miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishm. Duam të marrim më të mirën nga këto ndeshje”, tha ndër të tjera Gliha.