Sporti

Trajneri i Kosovës, Giresse: Kemi marrë një rezultat të mirë, duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e ardhshme

06/02/2022 20:14
nga:Lorik J

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Qipros.

Dardanët arritën fitore solide në udhëtim me rezultat 0-2. Valon Berisha dhe Edon Zhegrova shënuan golat për fitoren e kombëtares së Kosovës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse i cili mori poashtu fitoren e parë nën drejtimin e Kosovës u shpreh i lumtur që e kanë nisur mbarë ciklin e Ligën e Kombeve.

“Nuk më ka pëlqyer pjesa e parë, kemi filluar mirë në Ligën e Kombeve, kemi marrë një rezultat të mirë”, tha fillimisht Giresse për Super Sport Kosova.

“Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e ardhshme, duhet të bëjmë një përformancë sa më të mirë në ndeshjen ndaj Greqisë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport