Sporti

Trajneri i Kosovës: Duhet të jemi të bashkuar në këto momente, Kosova është Kosovë!

11/17/2024 15:46
nga:Lorik J

Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka mbetur i kënaqur me vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në grumbullimin e kombëtares së Kosovës pas ngjarjeve të fundit në Bukuresht të Ruamnisë.

Foda tha se është e rëndësishme që ka mbështetjen e Kurtit, teksa potencoi se racizmi s’ka vend, dhe Kosova është Kosovë.

Ai tha se duhet të jemi të bashkuar në këto momente.

”Për neve është e rendësishme që e kemi mbështetjen nga ju. Unë besoj se ka qenë vendimi i drejtë në atë moment. Për neve nuk është e rendësishme vendimi i UEFA-s, por ka qenë më i rëndësishëm vendimi ynë. Më e rendësishmja është deklarata e lojtarëve që Kosova është Kosovë, dhe kjo është ajo që vlen më së shumti dhe që racizmi nuk ka vend në stadium. Për këtë është e rendësishme që një shtet të vogël si Kosova të qëndrojmë të bashkuar, dhe pa dyshim na duhet përkrahja e juaj në këto momente”, tha Foda.

/GazetaBlic Sport