Sot, Kombëtarja e Kosovës në Futboll të do të mbajë stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Qipron.
E para stërvitjeve, trajneri i Kosovës, Alain Giresse, si dhe kapiteni i ekipit, Valon Berisha, kanë mbajtur një konferencë për media.
Ky i fundit tha se ëndrra e tij është që Kosova të kualifikohet në Kampionat Evropian apo Botëror.
“E kam një andërr. Me e kualifiku Kosovën për një Evropian apo Botëror. Krejt po doken të përgatitun, dhe besoj që është momenti. Trajneri ka mujt me i pa krejt lojtarët dhe me e zhvillu ekipën që e don ky”, tha Berisha.
E kjo deklaratë e Berishës, ndonëse s’u kuptua nga trajneri francez i Kosovës shkaktoi një reagim interesant të tij, i cili u përcoll me të qeshura nga Berisha.
Lajmi.net


