Ka filluar ndeshja mes Llapit dhe Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë duel është prezent në tribuna edhe trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Alain Giresse.
GazetaBlic Sport ka siguruar një pamje të tij në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku do ta shoh nga afër këtë duel.
Dihet se Kosova luan dy ndeshje miqësore në muajin mars, atë ndaj Burkina Fasos dhe ndaj Zvicrës.
/GazetaBlic Sport



