Engin Gencoglu, trajneri i KB Trepçës nuk foli shumë pas fitores në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll ndaj Prishtinës.
KB Trepça fitoi me rezultatin 77-64, duke mbrojtur kështu Kupën e Kosovës në basketboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri Engin Gencoglu u shpreh i lumtur për triumfin, teksa tha se e kishte paralajmëruar fitoren një muaj më parë.
“Ju tregova një muaj më parë, Trepça është kampion”, tha ai për Art Sport1.
/GazetaBlic Sport


