Sporti

Trajneri i Juventusit: Zhegrova ka nevojë për të shtuar forcë, nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme

09/12/2025 16:14
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka konfirmuar se Edon Zhegrova nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit.

Sipas trajnerit kroat, Zhegrova ka nevojë që të fitojë forcë, sepse vjen nga një kohë e gjatë pa luajtur, shkruan GazetaBlic Sport.

“Edon Zhegrova vjen nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Tani ai duhet të rifitojë formën fizike, të ndërtojë forcë. Ai nuk do të thirret për dy ndeshjet e ardhshme; pastaj, nga Verona, do ta sjellim gradualisht në skuadër”, ka thënë Tudor.

/GazetaBlic Sport/