Trajneri i Iranit, Carlos Queiroz, u pyet në një konferencë për shtyp përpara Kupës së Botës në Katar nëse ai ishte krenar që ishte trajneri i një vendi që shtyp të drejtat e grave.
“Sa do të më paguani për t’iu përgjigjur kësaj pyetje? Sa? Fol me shefin dhe përgjigju,” u përgjigj Queiroz i cili zëvendësoi trajnerin kroat Dragan në pankinën e Iranit.
Kujtojmë se gjatë dy muajve të fundit në mbarë Iranin ka pasur protesta të shkaktuara nga vdekja e pashpjegueshme e gruas kurde 22-vjeçare Mahsa Amini, e cila fillimisht u ndalua për shkelje të kodit të veshjes së grave. Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA pretendon se 344 persona u vranë dhe 15,280 u arrestuan gjatë protestave.
“Lojtarët janë të lirë të protestojnë”
Kombëtarja iraniane mbuloi stemën gjatë ndeshjeve përgatitore, gjë që u interpretua si shenjë mbështetjeje për protestat. “Lojtarët janë të lirë të protestojnë sikur të ishin nga ndonjë vend tjetër, për sa kohë që është në përputhje me rregullat e Kupës së Botës dhe në frymën e lojës. Ata mund të shprehen në fushë. Lojtarët kanë vetëm një gjë në mendje, dhe ajo është të luftojmë për të kaluar grupin”, tha Queiroz.
Kujtojmë se Irani është në Grupin B me Anglinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.
“Lojtarët nuk duan vetëm të jenë pjesë e historisë, ata gjithashtu duan ta krijojnë atë. Për mua, si trajner, gjëja më e rëndësishme është t’u sjell gëzim dhe lumturi njerëzve. Nëse kemi sukses në këtë, atëherë ne kemi bërë punën tonë”, tha Queiroz.
/GazetaBlic Sport
Iran head coach Carlos Queiroz says his players have the right to protest amid the death of Mahsa Amini, who died while in the custody of the morality police for wearing her hijab too loosely. pic.twitter.com/7MkqUtkWQ6
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 15, 2022