Sporti

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi rezulton pozitiv me Covid-19

01/24/2022 18:44
nga:Lorik J

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, rezultoi pozitiv me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi Nerazzurrë me një komunikim zyrtar, përcjell GazetaBlic Sport.

“FC Internazionale Milano njofton se Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin e kontrollit të kryer sot. Tekniku tashmë do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”, njofton klubi.