Sporti

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi: Milani me meritë është në krye të tabelës

11/08/2021 08:11
nga:E K

Simone Inzaghi këmbëngul se Interi meritonte shumë më tepër se një pikë në derbin e Milanit (1-1), veçanërisht pasi dështoi të shënonte një penallti.

Inter mbrëmë fitoi dy penallti në pjesën e parë ndaj Milanit, por arriti të konkretizonte vetëm të parën me Calhanoglu, pasi penalltia e dytë u prit nga Tatarusano, përcjell GazetaBlic Sport.

“Patëm shumë raste dhe humbëm një penallti, kështu që sipas meje meritonim shumë më tepër”, tha Inzaghi për DAZN.

“Ne ishim përballë një ekipi të madh që me meritë është në krye të tabelës, ne jemi prapa tyre për sa i përket progresit, por ka kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe paraqitjet si kjo do të na japin besim.”

“Ne donim t’u jepnim tifozëve tanë një fitore dhe mendoj se bëmë mjaftueshëm për ta merituar atë. Tempoja ishte shumë e lartë dhe të dyja skuadrat ndoshta mund të kishin bërë shumë më mirë në nivel teknik, por loja ishte intensive”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport