Hungaria u eliminua në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.
Kombëtarja hungareze u përball me kombëtare të mëdha si Franca, Gjermani dhe Portugalia, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka thënë disa fjalë për lojtarin kundërshtar që pati gjatë fazës së grupeve, Cristiano Ronaldo.
“Ronaldo është një kampion i madh, por edhe arrogant në disa raste. Pasi shënoi penalltinë ndaj nesh ai festoi sikur të kishte shënuar në ndonjë finale. Njerëzit i shohin këto gjëra”, tha Rossi.

/GazetaBlic Sport/


