van dijk
Sporti

Trajneri i Holandës: “Është fatkeqësi për ne që nuk do e kemi kapitenin në EURO 2020”

05/15/2021 14:06
nga:E K

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk, konfirmoi ditë më parë se ai nuk do të marrë pjesë në “EURO 2020”.

Van Dijk është ende në fazën e rikuperimit pas lëndimit që mori në derbin e qytetit të Liverpool, përballë Evertonit me 17 tetor, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Holandës, Frank De Boer, është shprehur se atij i vie keq që Van Dijk ka marrë këtë vendim, megjithatë ata duhet të respektojnë vendimin e tij.

“Më vjen shumë keq për të, sepse ai është kapiteni ynë, ne ishim paksa në dijeni të situatës së tij, ai duhej të merrte vendimin e tij, dhe e bëri. Ne duhet t’a respektojmë atë“, tha fillimisht De Boer.

“Shpresoj që ai të ketë më shumë mundësi për të luajtur për ne, duke filluar me Kupën e Botës në Katar, nëse kualifikohemi. Unë fola me Virgilin dhe ai u tregua realist me mua duke ma shpjeguar situatën në të cilën ndodhet. Me të vërtetë është fatkeqësi për ne që nuk e kemi kapitenin tonë“, përfundoi trajneri i Holandës.

Kampionati Evropian, “Euro 2020” do të fillojë me 11 qershor.

/GazetaBlic Sport/