Sporti

Trajneri i Greqisë: Kosova e rrezikshme, ka lojtarë të shpejtë

11/13/2021 14:47
nga:E K

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.

Dardanët‘ kanë humbur shpresat për një kualifikim të mundshëm pasi pozicionohen në vendin e fundit në grup me 4 pikë, por do të shpresojnë që kampanjën kualifikuese ta përmbyllin me fitore, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e përzgjedhur nga Gliha kanë mbërritur tashmë në Athinë për ndeshjen që luhet nesër nga ora 20:45.

Para zhvillimit të përballjes, trajneri i Greqisë, John van’t Shchip ka thënë se Kosova është një ekip i rrezikshëm dhe me futbollistë të shpejtë.

“Kosova ka ekip të mirë, janë të rrezikshëm me lojtarë të fortë dhe të shpejtë”.

“Mbrojtësit e tyre janë agresivë. Ne duhet të jemi shumë të fokusuar, ta mbajmë topin në zotërim dhe të kemi pozicionin e duhur për ta fituar atë”.

“Nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por duam të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët nga ky duel”, tha John van’t Shcip.

/GazetaBlic Sport/