Sporti

Trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann: Jam tronditur nga lëndimi i portierit Ter Stegen

09/24/2024 09:00
nga:Lorik J

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann tha se lajmet për dëmtimin e rëndë të gjurit të Marc-Andre ter Stegen erdhën si një tronditje e madhe pasi portieri i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për të paktën tetë muaj.

Ter Stegen pësoi një këputje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë, tha Barcelona të hënën.

“Lajmi për lëndimin e Marc ishte një tronditje e madhe për ne,” tha Nagelsmann, i cili tani ka humbur dy portierë me përvojë në një muaj pas pensionimit të Manuel Neuer në gusht.

“Do të na mungojë shumë brenda dhe jashtë fushës”, tha Nagelsmann për (DFB) të hënën.

“I urojmë gjithë të mirat… do të jemi gjithmonë pranë tij në rrugën e kthimit”.

/GazetaBlic Sport/