Sporti

Trajneri i Gjeorgjisë i penduar për gabimin e bërë me Khvicha Kvaratskhelia

11/24/2023 09:42
nga:Mergim Rreci

Gjeorgjia ëndërron të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, por skuadra e trajnerit Willy Sagnol-it do të duhet të bëjë pa Khvicha Kvaratskhelia në gjysmëfinalen e “play-off”-it kundër Luksemburgut, (fituesi do të përballet me fituesin Greqi-Kazakistan).

Lojtari i Napolit nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në këto sfida vendimtare të kombëtares së tij për shkak të një gabimi të bërë nga Willy Sagnol.

Kvaratskhelia u ndëshkua në ndeshjen e fundit, atë të luajtur kundër Spanjës, duke mbushur numrin e kartonëve, gjë që kishte ndodhur deri diku e ndikuar nga trajneri i Gjeorgjisë.

Ka qenë vetë Sagnol që ka hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur: “U kërkoj falje tifozëve për një gabim që është i vështirë për t’u pranuar dhe që më bën të ndihem tmerrshëm. Isha i sigurt që të gjitha kartonët do të anuloheshin pas fazës së grupeve dhe i binda lojtarët në lidhje me këtë gjë. Nuk i kam rishikuar rregulloret, për fat të keq.”