Sporti

Trajneri i Getafes kërcënohet me vdekje: “Do të të vrasim ty dhe familjen tënde”

01/21/2025 11:10
nga:Mergim Rreci

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që personazhe të botës së futbollit marrin kërcënime me vdekje, por është gjithmonë për të ardhur keq.

Këtë fundjavë, Jose Bordalás ishte objekt i kësaj situate fatkeqe. Trajneri i Getafes ishte arkitekti kryesor i barazimit ndaj Barcelonës , i cili la të kënaqur tifozët e skuadrës madrilene, por që la të zemëruar edhe shumë njerëz, transmeton GazetaBlic Sport.

“Do të vrasim ty dhe familjen tënde”, “do të kërkojmë fëmijët e tu” apo “miu” janë disa shembuj të ofendimeve të panumërta që mori trajneri i Getafes , pas publikimit të fundit në Instagram.

Kujtojmë se ndeshja mes Getafe-s dhe Barcelonës u karakterizua edhe nga një akuzë për racizëm, nga Alex Baldé , i cili akuzoi tifozët vendas se i drejtuan fyerje racore.

/GazetaBlic Sport/