Sporti

Trajneri i Getafes: Carlo Ancelotti meriton një statujë për sukseset e mëdha tek Real Madrid

04/11/2025 16:44
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Getafes,  Jose Bordalas e ka vlerësuar maksimalisht trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Ai tha e nuk i kupton kritikat ndaj trajnerit italian dhe se Ancelotti meriton respekt maksimal.

“Nuk i kuptoj kritikat ndaj Carlo Ancelottit. Ai meriton respektin më të madh. Nuk mund ta kuptoj pse çdo gjë që i ka dhënë Real Madridit po vihet në dyshim. Ai meriton një statujë, sepse ajo që ka bërë është e pashembullt”, deklaroi Bordalas.