Sporti

Trajneri i Fiorentinës: Nuk duhet të gabojmë në finale të Conference League sikur bëmë me Interin

05/25/2023 10:26
nga:E K

Vincenzo Italiano shpreson që Fiorentina të mos bëjë të njëjtat gabime në finalen e Ligës së Konferencës, ndaj West Hamit, që bëri në humbjen e së mërkurës ndaj Interit (1-2), në finalen e Coppa Italia.

“Ne filluam shumë fuqishëm, krijuam mundësi dhe shënuam, por lejuam Interin të kundërsulmonte, gjë që ishte e shmangshme dhe ata barazuan. Ne ishim përballë një finalisti të Champions dhe një kampion bote të quajtur Lautaro Martinez, i cili krijoi golin e dytë nga hiçi. Në pjesën e dytë bëmë gjithçka, patëm më shumë mundësi dhe krijuam shumë probleme për Interin. Ishte turp, por nuk jemi penduar. Mendoj se luajtëm në nivelin e Interit fantastik. Jemi thjesht të zhgënjyer, por duhet të përgatisim një tjetër finale [të Ligës së Konferencës] dhe duhet të mësojmë nga gabimet që bëmë”, ka mbrojtur trajneri në një deklaratë për Mediaset, përcjell GazetaBlic Sport.

Finalja mes Fiorentinës dhe West Ham zhvillohet me 7 qershor.

/GazetaBlic Sport/