Fiorentina humbi 2-1 ndaj Interit në xhiron e 24-të të Serisë A. Ndeshja u shoqërua me polemika për golin e parë të Interit, i cili erdhi nga një goditje këndi që nuk duhej të jepej, pasi topi kishte kaluar qartë vijën përpara se të fitonte kornerin Bastoni.
Trajneri i Fiorentinës, Raffaele Palladino, ka folur pas ndeshjes: “Unë do të bëja të njëjtat zgjedhje. Lojtarët tanë meritojnë të jenë këtu dhe jam krenar për ta që qëndrojnë përballë një ekipi të madh. Ne largohemi nga San Siro me kokën lart. Unë kurrë nuk komentoj për gjyqtarët, por më vjen keq për atë gabim në goditje nga këndi.”
Për polemikën e goditjes nga këndi, Palladino tha: “Unë jam i mërzitur me protokollin VAR, jo me arbitrin. Ne kemi një mjet për t’i ndihmuar gjyqtarët të bëjnë më pak gabime, duhet të kishte ndërhyrë këtu. Ishte një gabim i qartë. Nëse protokolli nuk e lejon këtë, duhet të ndryshojë, përndryshe, ne do të jemi gjithmonë të mërzitur pas ndeshjes”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


