Sporti

Trajneri i Feyenoordit flet para ndeshjes me Dritën, tregon pikat e forta të skuadrës kosovare

07/21/2021 19:33
nga:Mergim Rreci

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot ka mbajtur një konferencë shtypi para këtij takimi.

Slot ka deklaruar se i di pikat e forta të Dritës, derisa ka thënë se ata janë të vetëdijshëm se çfarë i pret.

“Ne i kemi parë dy ndeshjet e fundit të Dritës dhe e dimë se çka na pret. Ata janë të rrezikshëm nga pozitat standard dhe nga dy lojtarët e krahut. Edhe mesfusha është gjithashtu e mirë”, deklaroi Slot ndër të tjera.

/GazetaBlic Sport/