Sporti

Trajneri i Evertonit motivon Brojën: Rivaliteti i bën mirë skuadrës

12/23/2024 22:10
nga:Lorik J

Rivaliteti i bën mirë skuadrës.

Kështu shprehet trajneri i Everton, Dyche Sean, kur flet për repartin e avancuar të ekipit, pjesë e të cilit është edhe Armando Broja.

“Po bashkohemi, por e duam elementin konkurrues me sulmuesit. Duam lojtarët që dëshpërimisht kërkojnë të luajnë dhe kur nuk po shënon gola, duhet të jetë mundësi e artë për një sulmues që të bëjë diferencës. Katër sulmues që konkurrojnë për një vend duhet të jetë motivim i mirë” – tha ai.