Sporti

Trajneri i ekipit olimpik të Brazilit shpjegon pse zgjodhi 38-vjeçarin Dani Alves për Tokyo 2020

07/18/2021 09:43
nga:Lorik J

Trajneri i Brazilit U-20, Andre Jardine ka shpjeguar vendimin e tij për të thirrur veteranin Dani Alves për Lojërat Olimpike të kësaj vere.

Secilës kombëtare i lejohen vetëm tre lojtarë mbi moshën 20 vjeçare, ndërsa pjesa tjetër duhet të lindë me ose pas 1 janarit 1997, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish ylli i Barcelonës, Alves, tani është 38 vjeçar dhe vetëm tre vjet më i ri se trajneri Jardine, por atij i është dhënë mundësia të përmbushë ambicien e tij për të përfaqësuar kombin e tij në Lojërat Olimpike.

“Ai është një lider, një fitues, ka shumë karizëm dhe është shumë i respektuar nga të gjithë lojtarët brazilianë. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm për këtë brez lojtarësh që kemi”, tha fillimisht Jardine për Marca.

“Dhe, për kuriozitet, ai kurrë nuk ka garuar në lojërat Olimpike, kështu që ne mendojmë se është martesa e përsosur. Ai do të jetë një shembull për skuadrën dhe një lider në fushë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport