Trajneri i kombëtares së Egjiptit, Rui Vitoria, ka thënë se nuk është i kënaqur me mënyrën se si Liverpooli ka folur publikisht për lëndimin e Mohamed Salah. Anësori do të rikthehet në Angli ku do t’i nënshtrohet rehabilitimit.
Salah ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Ganës. Egjipti fillimisht tha se ata prisnin që ai të humbiste disa ndeshje, por agjenti i yllit të Liverpool më vonë konfirmoi se lëndimi i lojtarit është më i rëndë se sa pritej fillimisht dhe ai pritet të mungojë për rreth një muaj.
“Ne nuk donim të shqetësonim askënd. Nuk mendova se ishte e drejtë që Liverpool, përmes një ndërmjetësi, të fliste për këtë sepse kishim një lojë shumë të rëndësishme. Salah ka qenë gjithmonë me ne. Tani kjo lojë ka përfunduar dhe do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për trajtimin e lojtarit”, shtoi trajneri i “Faraonëve”.


