Sporti

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj: Lojtarët kanë dhënë gjithçka nga vetja për të fituar ndaj Ballkanit

05/02/2021 17:16
nga:L J

Skuadra e Drenicës ka fituar ndaj Ballkanit në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës.

Drenica fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Ballkanit, për të marrë tre pikë të arta në Skenderaj, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Sermaxhaj theksoi se skuadra e tij luftoi dhe dha gjithçka për këtë triumf, ndërsa siguroi se skuadra e tij ende nuk e ka bërë hapin gjigant për të mbetur në Superligë.

“E kemi parasysh që kemi pas përballë ekipin më të fortë në Superligë, kemi marrë masat e duhura, kemi bë golat dhe pastaj kemi administru lojën deri në fund, si rezultat i anagazhimit të lojtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe për njëri-tjetrin dhe kështu kemi arritur tre pikë që na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë”, tha fillimisht Sermaxhaj.

“Kemi bërë një hap të mirë, por jo hapin gjigant, kemi sfida shumë të vështira”, perfundoi ai.

/GazetaBlic Sport