Sporti

Trajneri i Dortmundit: Haaland mund të qëndrojë gjatë tek ne

08/18/2021 12:53
nga:Lorik J

Marco Rose ka këmbëngulur se Erling Haaland mund të qëndrojë në Borussia Dortmund përtej sezonit 2021-2022.

Haaland është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë gjatë dy viteve të fundit, falë paraqitjeve të tij fantastike, përcjell GazetaBlic Sport.

Rose nuk mendon se është e sigurt që Haaland do të largohet vitin e ardhshëm, veçanërisht nëse Dortmund përfundon duke fituar ndonjë titull.

“Ai ende ka një kontratë afatgjatë me ne. Vetëm për shkak se publiku po flet vazhdimisht për largimin e tij nga BVB verën e ardhshme, kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht kështu”, tha trajneri i Dortmundit.

“Në fund, Erling duhet të vendosë vetë se ku e sheh të ardhmen e tij. Në çdo rast, ne jemi të lumtur që ai aktualisht po luan për ne – dhe, kush e di, ndoshta do të jetë edhe më shumë se vetëm një sezon nëse ne shkruajmë histori këtu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport