Sporti

Trajneri i Danimarkës: “Ne jemi përgatitur mirë dhe ndihemi plotësisht të gatshëm për të gjithë skenarët”

06/26/2021 12:07
nga:E K

Uellsi do të përballet sot me Danimarkën në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes për media ka folur trajneri i Danimarkës, Kasper Hjumland.

Ai tha se Danimarka është përgaditur mirë dhe janë të gatshëm për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Ne jemi përgatitur mirë dhe ndihemi plotësisht të gatshëm për të gjithë skenarët. Në përgjithësi, ne jemi të përgatitur mirë dhe e presim me padurim ndeshjen”, tha Hjumland.

/GazetaBlic Sport/