Sporti

Trajneri i Chelseat, Potter: Luajmë ndaj një ekipi të madh, Leao lojtar i shkëlqyer

10/04/2022 17:01
nga:L J

Skuadra e Chelseat nesër e mirëpret Milanin në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Champions League.

Trajneri i “Blues”, Graham Potter ka folur në lidhje me këtë duel, ku lavdëroi kundërshtarët, teksa veçoi futbollistin Rafael Leao, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne luajmë kundër një ekipi të madh, çdo ndeshje është e ndryshme, por është një mundësi e shkëlqyer për ne. Ne duhet të jemi shumë të mirë për të sjellë rezultatin pozitiv në shtëpi. Është e rëndësishme të fitojmë ndeshjet në Stamford Bridge, do të ketë një atmosferë të shkëlqyer me tifozët tanë”, tha fillimisht Potter.

Trajneri gjithashtu foli edhe për Kanten, i cili është rikthyer në ekip dhe për Koulibaly: “Klubi dëshiron të rritet, unë jam këtu për të ndihmuar lojtarët që janë këtu të rriten. N’Golo? Ai është gati. Nuk ka shumë lojtarë si ai në botë. Kalidou? Jam shumë i impresionuar me të, ai i kupton situatat në fushë. Ai nuk ka luajtur ende asnjë minutë me mua dhe nuk është i lumtur, por po stërvitet fort”, vazhdoi ai.

Në fund tekniku foli edhe për lojtarët e Milanit: “Leao po bën diferencën, vetëm duhet ta përgëzoj. Ai është një lojtar i mirë, mendoj se mund të bëjë diferencën edhe në nivele të larta. Giroud? Chelsea e njeh mirë. Mezi pres që ai të luajë nesër”, përfundoi Potter.

/GazetaBlic Sport