Trajneri i Celtic, Ange Postecoglou po shijon një fillim të mrekullueshëm të aventurës në Celtic. Në fundjavë ai ka fituar 9-0 ndaj Dundee.
Ai tani ka përballë provën e tij më të vështirë pas një jave – pasi do të përballet me ekipin e Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ajo që dëshironi të siguroheni është se kur i keni këto mundësi, është më mirë të ndërroni fanellat me lojtarët që i admironi pasi t’i keni mposhtur, në vend që vetëm të merrni një për koleksionin tuaj”, tha fillimisht trajneri i Celtic.
Skuadra e Celtic do të përballet me Real Madridin të martën e ardhshme në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Champions League.
/GazetaBlic Sport


