Sporti

Trajneri i Çekisë: Harry Kane sulmues i klasit botëror, do t’a dyfishojmë çdoherë që ai ka topin

06/21/2021 21:25
nga:E K

Anglia do të përballet nesër ndaj Çekisë.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ka deklaruar se fokusi i kombëtares që ai e udhëheqë do të jetë sulmuesi anglez, Harry Kane, pasiqë ai është sulmues i klasit botëror.

“Harry Kane është një lojtar i klasit botëror. Do të duhet ta dyfishojmë çdoherë që ai ka topin, ta mbyllim mirë dhe të mos i lejojmë hapësirë. Kjo vlen edhe për lojtarët e tyre të tjerë sulmues, ne nuk duhet t’i lejojmë ata të vrapojnë shpejt në hapësirë sepse ata janë të pandalshëm aty”, deklaroi Jaroslav Silhavy.

/GazetaBlic Sport/