Sporti

Trajneri i Çekisë: E kemi analizuar Holandën na duhet një performancë e shkëlqyer për t’i mposhtur ata

06/27/2021 11:04
nga:E K

Holanda do të përballet sot me Çekinë në kuadër të fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

“Tulipanët” do të përballen me çekët me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit me Holandën, ka folur trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy, ai ka thënë se kanë analizuar lojën e ‘Tulipanëve’ dhe se çekët duhet të mbrohen në mënyrë efektive ndaj Holandës.

“Ne kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Holandës dhe ata patën rreth 30 raste. Ne thjeshtë duhet të mbrohemi në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme si një ekip. Nuk ka të bëjë me sistemin taktik të Holandës, por me fuqinë e tyre masive sulmuese. Ne duhet të punojmë shumë si ekip, të punojmë shumë dhe të jemi të rrezikshëm në sulm. Nëse nuk do të paraqitemi në mënyrën më të mirë atëherë nuk do t’ia dalim”, tha Jaroslav Silhavy

/GazetaBlic Sport/