Sporti

Trajneri i Brazilit për mbrojtësin e Tunizisë: Ai tentoi ta lëndonte Neymarin

09/28/2022 13:34
nga:L J

Trajneri i Brazilit, Tite, ka akuzuar mbrojtësin e Tunizisë, Dylan Bronn, se ka tentuar qëllimisht të lëndojë Neymar gjatë një miqësore mes dy kombëtareve përpara Kupës së Botës që luhet në nëntor.

Selecao fitoi me rezultatin 5-1 ndaj kundërshtarëve, por ishin disa incidente që tërhoqën vëmendjen.

Pas 41 minutash me Brazilin tashmë në një epërsi të rehatshme 4-1, Neymar u rrëzua nga mbrojtësi Dylan Bronn, me arbitrin që nuk hezitoi të largonte menjëherë yllin e Salernitanas me të kuq.

“Ndeshja në fushë – ne e dinim se ai do të ishte e zjarrtë, por nuk e imagjinoja ndërhyrjen në Neymar. Është një ndërhyrje për t’i larguar lojtarët nga Kupa e Botës”, tha Tite në konferencë.

/GazetaBlic Sport