Sporti

Trajneri i Brazilit: Neymar ende nuk i ka shkruar faqet më të mira në historinë e tij

11/07/2023 18:53
nga:Mergim Rreci

Fernando Diniz, trajneri i Brazilit, ka folur për situatën e Neymar, i cili do të mungojë në muajt e ardhshëm për shkak të lëndimit dhe për këtë arsye ka mbetur jashtë skuadrës së Brazilit.

“Mungesa e Neymar është gjithmonë një goditje e rëndë. Është një humbje për futbollin brazilian dhe për futbollin në tërësi. Ai është një gjeni futbolli, një nga lojtarët më të mirë në histori, ky është mendimi im”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

“I urojmë shërim të mirë dhe të kthehet më i fortë. Mendoj se ende nuk i ka shkruar faqet më të mira në historinë e tij. Ky dëmtim nuk e fshiu atë mundësi, mund ta ketë bërë më të vështirë, por do të mund ta transformojë në forcë për t’u rikthyer më i fortë”, ka shtuar ai.

Duhet theksuar se Fernando Diniz thirri Pepën nga FC Porto, i cili do të debutojë me kombëtaren.

/GazetaBlic Sport/