Trajneri i Brazilit, Tite ndoqi shortin për Kupën e Botës në Doha, pas së cilës mësoi se Brazili do të takohet me Serbinë (24 nëntor), Zvicrën (28 nëntor) dhe Kamerunin (2 dhjetor) në Grupin G.
Ai tha se grupi nuk do të jetë aspak i lehtë, aq më shumë për faktin se bëhet fjalë për kombëtare që kanë dërguar në play-off Portugalinë dhe Italinë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Grup i vështirë? Po të shohim rezultatet… Bëhet fjalë për skuadra që kanë dërguar në play-off Portugalinë dhe Italinë, në këtë kualifikim. Dhe ne kemi ende Kamerunin, një ekip shumë i fortë në shkollën afrikane. Duhet të evoluojmë dhe të konsolidojmë punën tonë që të kemi një paraqitje të mirë”, theksoi trajneri brazilian.



